“Jakat e bardha”/ Gllabëruan miliona EURO dhe dhanë uniforma skandaloze! DETAJE nga Hetimi i SPAK

Pas kallëzimit të bërë nga Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, SPAK ka nisur verifikimin e tenderit të uniformave të Policisë, ndërsa paralelisht Agjencia e Prokurimeve dhe kompania fituese e tenderit, “D&E” sh.p.k., po realizonin tenderin.

Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është lënë në ‘arrest shtëpie’, pasi një operacioni disa mujor të SPAK.

Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera

Sipas dokumentit të siguruara nga GAZETA SHQIP, SPAK njofton se më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

Mes të arrestuarve është Edlira Naqellari, e cila 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme.

Urdhër arresti janë lëshuar po ashtu edhe për Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin, ndërsa Anisa Bogdanin është lënë në arrest shtëpie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT