Tenderi 2.8 miliardë lekë i uniformave! Denoncimi i deputetëve Murrizi dhe Valteri që u bëri “gropën” 9 zyrtarëve

Operacion antikorrupsion nga SPAK, arrestohen 8 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe një është lënë në “arrest shtëpie”.

Operacioni është bërë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari.

Pas kallëzimit të bërë nga Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, SPAK ka nisur verifikimin e tenderit të uniformave të Policisë, ndërsa paralelisht Agjencia e Prokurimeve dhe kompania fituese e tenderit, “D&E” sh.p.k., po realizonin tenderin.

Një vit më parë deputetët Murrizi dhe  Valteri ata deklaruan se ky tender i është dhënë një kompanie gërmimesh, e cila nuk ka lidhje me rrobaqepësinë.

“Sipas deklaratës time në seancën e ditës së mërkurë, për tenderin e folur të uniformave të Policisë së shtetit, i hapur si ofertë që vitin e kaluar, me katër faza për këta vite, i reduktuar në artikuj, rreth 239 mijë artikuj më pak dhe ka ruajtur të njëjtën vlerë. I parë nga ana jonë dhe nga dashamirës të cilat na kanë informuar me informacione dhe dokumentet përkatëse,  erdhëm t’i drejtohem SPAK-ut ta marrë në hetim si çështje dhe të shikojmë nëse është e vërtetë çka kam artikulua unë në parlament apo jo”, tha Murrizi fiks një vit më parë./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT