E trishtë në Sarandë, policia gjobiti të birin me 10 mln lekë dhe e shoqëroi, i ati biznesmen ndërron jetë nga tronditja (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku një biznesmen ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti.  I ndjeri është Shuaip Sejko, i njohur në qytet edhe si “Çapi” 62-vjeç, pronar i një hoteli në Sarandë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, policia e Shtetit ka shkuar për kontroll në lokalin e të birit, K.S., të cilin e ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra. Kontrolli është ushtruar rreth orës 04:00 në mëngjes, dhe është raportuar nga Policia në komunikatën e sotme.

I ndjeri

“Vlorë, Himarë, Sarandë. U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 7 administrator subjektesh të ndryshme në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë. Strukturat e Policisë Vlorë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 7 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. –K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.”,-njofton Policia.

Por çfarë ka ndodhur dje pas mesnate? Rreth orës 04:00, policia ka shkuar në lokalin e Sejkos ku ka gjetur një tavolinë dhe e ka shoqëruar në Komisariat. Dëshmitarët kanë deklaruar se kanë njoftuar babain e tij, i cili ka tentuar menjëherë të shkojë në polici. Por është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital ku ka vdekur për shkak të një infarkti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT