Maturantët këmbëngulin: Provimi i matematikës të mos llogaritet te mesatarja

Maturantët kërkojnë që nota e provimit të matematikës të mos merret parasysh për përzgjedhjen e atyre që do të vazhdojnë studimet në universitetet publike të vendit, por vetëm mesatarja e totale gjimnazit.
Me anë të një peticioni online kërkojnë mosnjohjen e rezultateve të provimit, në të kundërt thonë se do t’i drejtohen gjykatës administrative.
Ata vazhdojnë këmbëngulin se testi i matematikës ishte shumë i vështirë kur mangësitë kanë të qenë të shumta prej mësimit online, e me orë të shkurtuara në kohë pandemie.
Edhe pse Ministria e Arsimit uli pragun e pikëve për çdo notë në 20 për qind, numri i mbetësve në këtë provim shkoi në 3000. Edhe mësuesja Veronika Cfarku me eksperiencë 40-vjeçare në arsimin e mesëm sot pensioniste vlerëson se teza ishte e ngarkuar dhe koha nuk ishte e mjaftueshme.
Ajo thekson se nxënësit duhet të testohen për njohuritë e përgjithshme të marra në tekstet shkollore dhe provimet të mos hartohen në nivel olimpiade ku pyetjet janë kryesisht logjike.