FILLOI LOJA/ Ndryshon trupi gjykues i Adriatik Llallës në Apel, dorëhiqen dy gjyqtarë (EMRAT)

Ndryshon trupi gjykues i ish-prokurorit Adriatik Llalla, në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Në treshen e kryesuar nga Nertina Kosova, janë dorëhequr gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, për shkak se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës.

Ata janë zëvendësuar nga gjyqtarët, Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.

Llalla u dënua më 20 maj me 2 vite burg dhe me 5 vite heqje e të drejtës për të kandiduar në funksione publike.

Gjithashtu, Gjykata vendosi për sekuestrimin e mbi 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit dhe një apartamenti në Durrës. Sipas Gjykatës, Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme. Ai u hetua edhe për pastrim parash, por në fund u dënua vetëm për fshehje të pasurisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT