Tenderi 2.8 miliard i uniformave! Deputeti që e denoncoi: Nuk mund ti drejtohemi Lulit, SPAK po jep frytet e veta

Abuzimet me tenderin e uniformave ishte tema e ditës sot në emisionin “Breaking” në TopNews, ku i ftuar ishte deputeti i cili e denoncoi në SPAK, Halit Valteri. Deputeti u shpreh se në 8 vite qeverisje të Berishës u dënua vetëm Spiro Ksera. Duhet të kuptojmë se firma që ka fituar këtë tender është për “gërmim dheu”, ndërsa dy kompanitë e tjera që u skualifikuan ishin për këtë punë.
“Pas 3 gushtit 2020 askush nga PD nuk ka fol për këtë ngjarje dhe të mos merren me këta. Ne jemi politikanë dhe kemi kërkuar informacion për tendera dhe prokurime publike që vlerësojnë dëmin dhe ligjin ku është shkelur. Nuk mund ti drejtohemi Lulit por SPAK-ut do ti drejtohemi, unë nuk merrem fare me këtë temë pasi SPAK po jep frytet e veta.
Në 8 vite qeverisje të Berishës u dënua vetëm Spiro Ksera. Duhet të kuptojmë se firma që ka fituar këtë tender është për “gërmim dheu”, ndërsa dy kompanitë e tjera që u skualifikuan ishin për këtë punë. Këto çmime do i kishte zili edhe Armani pasi një kapele atje është 150 euro ndërsa kapelja e policit tonë është 350 euro, tha Valteri.