Tenderi ” i florinjtë”/ “Iu përshtaten me formën e këmbës”, mbi gjysmë miliardi lekë u rezervuan vetëm për këpucët e policëve

Vazhdimisht ka patur akuza se për veshjen e policisë, por tenderi i “florinjtë” i ministrisë së brendshme, që çoi në pranga 8 zyrtarë, ka zbuluar sërish çudira.
Plot 552 milionë lekë ishte rezervuar për këpucët e efektivëve, ndërsa në dosjen e SPAK, thuhet se modeli i këpucëve është i ri, dhe “iu përshtatet nevojave të efektivëve përfshirë edhe formës së këmbës”.
Duket e habitshme se çfarë nënkuptohet me “iu përshtatet nevojave të efektivëve përfshirë edhe formës së këmbës”, pasi nuk ka asnjë njeri në botë që mban këpucë që nuk i përshtaten.
“Për këtë është bërë përzgjedhja e modeleve të përshtatshme me të gjitha format e këmbëve dhe në funksion sipas detyrës (në zyrë, në rrugë, në motor, në biçikletë, për stërvitje, në plazh, ceremoni, etj.) Certifikimi i këpucëve është kërkuar për të gjitha llojet e këpucëve të shërbimit (përjashtuar ato ceremoniale) duke qenë se janë artikujt më të përdorur nga pjesa më e madhe e punonjësve të policisë dhe që të siguroj kërkesat funksionale si artikuj që bëjnë pjesë në veshjet profesionale. Certifikimi i artikujve të këpucëve konfirmon cilësinë jo vetëm të lëndëve të para materiale të përdorura, por edhe konstruksionit të brendshëm, të jashtëm dhe të gjithë modeleve të shollave që janë cilësore dhe rezistente, të përshtatshme sipas funksionit që kryejnë punonjësi dhe kohës që përdoren”, argumenton njësia e prokurimit në dosje./Gazeta SHQIP