Mediat serbe: Si e kanë pësuar familjet e Xhakës e Shaqirit prej nesh

Mediat serbe vijojnë t’i ketë në rend të parë shkrimet për Xhaka – Shaqiri, dy shqiptarët e Zvicrës që me golat e tyre “groposën” Serbinë, e që për më tepër festuan me shqiponjë, gjë të cilën serbët e kanë marrë si fyerje nacionale.Por siç informon një prej tyre, “Blici”, që të dy lojtarët kanë patur një arsye në shpërthimin e tyre me nuanca nacionale, që lidhet direkt me serbët. Sipas Blic, si Xhaka edhe Shaqiri, e kanë pësuar nga politikat e Beogradit.“Blic” shkruan se Ragip Xhaka, babai i Granitit, ka bërë tre vjet në burgjet serbe për pjesëmarrje në demonstratat e viteve ’80-të, ndërsa shtëpia e Shaqirit në fshatin e tij në Gjilan, është djegur e rrafshuar përtokë gjatë luftës.Nga ana tjetër, që të dy shqiptarët po mbrohen fort nga akuzat e zemërimi serb.Stephan Lichtsteiner, kapiteni i Zvicrës, tha:Ata janë njerëz të mëdhenj dhe meritojnë mbështetje”.“Blic” sakaq ofron imazhe nga kampi i stërvitjes së ekipit zviceran, ku tregohet mbështetja ndaj dy lojtarëve nga trajner i tyre Vladimir Petkoviç.Ky i fundit, si për ironi fati, është kroat Bosnje, pra nga një tjetër nacionalitet në armiqësi me serbët./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT