Deputetja zvicerane reagon ndaj golave të Xhakës dhe Shaqirit: Nuk ishin golat për Zvicrën, por për Shqipërin
Festa e lojtarëve shqiptarë duke bërë shqiponjën dy krenare i ka penguar deputetes së Partisë Popullore në Zvicër.Natalie Rickli ka qenë aktive gjatë ndeshjes në llogarinë e saj në ‘Twitter’.“Super gol nga Xhaka, dhe çfarë po bënë ai për Kombëtaren tonë? Shqiponjën shqiptare”, ishte postimi i parë nga Rickli ku ia bashkëngjiti një figurë nervoze.Me të përfunduar ndeshja Rickli ka shpërthyer në llogarinë e saj, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe Shaqiri.
Graniti duke festuar golin e fitores (Getty Images)
41-vjeçarja ka thënë se golat nga Xhaka dhe Shaqiri nuk ishin për Zvicrën por për Kosovën.“Nuk mund të jem e lumtur me të vërtetë. Dy golat nuk janë shënuar për Zvicrën por për Kosovën”, ka shkruar Rickli.“Nëse Përfaqësuesja e Kosovës fiton një ditë unë do të jem e lumtur për ju, por në Kampionatin Botëror ne jemi me Zvicrën”, tha ndër tjera deputetja zvicerane.
Postimi i dytë nga Natalie Rickli ku u komentua jashtëzakonisht shumë nga tifozët zviceran që mbrojtën dy futbollistët tanë
E pas këtyre statuseve, llogaria e Rickli në Twitter është pushtuar nga tifozët e Zvicrës të cilët kanë kërkuar nga ajo që t’i largojë ato pasi kanë dalë në mbrojtje të futbollistëve më të mirë që kanë, Xherdanit dhe Granitit./ZgjohuShqiptar.info