Ilir Meta “presidenti” i detit

Ditën e djeshme qarkulloi një video në media ku shihej presidenti Meta i cili po bënte hedhje në det. Në videon e publikuar ai shihej i lumtur Meta kishte vendosur vendosur ditën e lirë ta kalojë në det, larg politikës dhe “zhurmës” së Tiranës.

Në një video, Meta shihet duke u hedhur në det, nga video të gjithë prisnim që presidenti të hidhej me kokë por ai na zhgënjeu dhe u hodh me këmbë. Presidenti na paska “gënjyer” pasi na pati thënë që kishte më qejf malin por tani po na del se preferon detin.

Por kemi dhe raste të tjera ku Meta shihet duke vrapuar ose duke luajtur volejboll në det. Video më e veçantë është ajo ku lahet në pishina të hotelit të Klement Balilit për më tepër shikoni videon e mëposhtme.

Ilir Meta

Pas shkarkimit të tij nga parlamenti me 104 vota, Meta na është kthyer në “presidentin e detit” duket se është tërhequr nga politika. Edhe pse kohëve të fundit gjykata i dha të drejtë për teatrin dhe disa ështje të denoncuara nga Meta, ai nuk reagoi fare duke na futur në dyshime se dicka kishte ndodhur.

Por edhe kjo na u vërtetua pasi në një takim që u mbajt në Hungari ku mori pjesë për herë të parë edhe Monika kryemadhi në media u publikua një foto e tij me Veliajn.

Ilir Meta

Tashmë pritet vetëm vendimni gjykatës kushtetuese, e cila e ka kërkuar mendimin e  Venecias. Pas mendimit të Kushtetueses e cila ështyë ajo nëse do ta lër Metën presidenti i Shqipërisë apo “president” i detit siç po duket ka edhe dëshirë./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT