Nën hetim për vjedhje votash në SHBA, Marko Kepi: Janë racista ndaj shqiptarëve

Marko Kepi, i riu shqiptaro-amerikan që mblodhi mbi 1 milionë dollarë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është duke u hetuar për manipulim të votave në New York kështu shkruajnë mediat amerikane.
Shqiptari Marko Kepi i cili kandidon për në këshillin bashkiak të New York, ka reaguar vetë në një postim në rrjetet sociale ku shkruan se vullnetarët tanë u mallkuan, u bërtitën dhe përfundimisht u hodhëm të gjithë dhe numërimi i të munguarve u ndalua. Kepi ka shtuar dhe më tej duke thënë se ata janë racista ka bër tag edhe mediat të cilat kishin shruar për të.
Postimi i Marko Kepit:
RACIST DAVID MICHAEL CARR vazhdon të sulmojë shqiptarët amerikanë.
RACIST DAVID CARR dhe miqtë e tij në Bordin e Zgjedhjeve vazhdojnë të diskriminojnë Komunitetin Shqiptaro Amerikan. Vullnetarët tanë u mallkuan, u bërtitën dhe përfundimisht u hodhëm të gjithë dhe numërimi i të munguarve u ndalua.
Ajo që po ndodh me fushatën tonë dhe komunitetin tonë nuk duhet t’i ndodhë asnjë grupi, race ose feje. #StatenIsland Tish James Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara Staten Island Përparim New York Post Fox News CNN Politika Newsmax./Gazeta Shqip