“Janë lojëra që të shkatërrojnë”/ I riu rrëfen varësinë nga skedinat: Nuk kam fituar asnjëherë aq sa kam lënë

Lojërat e fatit ndonjëherë mund të të sjellin ndonjë fitim në para. E nëse fiton njëherë, ato të shtojnë dëshirën për të fituar gjithmonë dhe më shumë.

Një i ri rreth të 30-ave ka treguar për mikrofonin e “Shqipëria Live” sesi bixhozi nga një lojë i është kthyer në varësi. Duke mos e treguar identitetin e tij, ai u shpreh se ka pasur raste që ka vjedhur në shtëpi.

Rrëfimi i të riut që luan loto:

Kam nisur që në fëmijëri, në moshën 13-14 vjeçare. Ka qenë një kohë shumë e vështirë. Kam luajtur rreth 12 vjet loto. Tani jam distancuar paksa, pasi është vetëm online. Nuk është si dikur që kishte në çdo bar kafe.

Më përpara luaja çdo ditë. Është një lloj vesi që nuk pyet për asgjë, e shpeshherë kemi dalë nga vetja. Familjarët na jepnin lek me dalë me shokët dhe ne shkonim në loto. I rrenim të shtëpisë për shkollën dhe i linim në loto. Edhe kemi vjedhur në shtëpi, i mashtronim njerëzit.

Nuk kam vendos shuma të mëdha deri në 1000-1500. Lotot nuk janë për të fituar ne. Në krahasim me çfarë kam lënë, nuk kam fituar. Lekët që fitoja, i lija prapë aty.

Ka dy vite që kur nuk ka skedina në kafe, por tani është në internet. Është një kurth për të rinjtë. Edhe kur ta kuptosh, është e vështirë të kalosh, se thua çfarë kam bërë.

Për njerëz të njohur është shërbimi, dihet se kush janë ata që luajnë. Një të panjohuri është pak e vështirë. Unë kam pseudonimin që kam pas luajtur më para. Janë lojëra që të shkatërrojnë si njeri, familjen rininë. Nuk është se vuan vetëm ti, por edhe të tjerët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT