Parashikimi Cakos: Pranverën tjetër Europa futet në anarshi, njerëzit do marrin…

Konspiracionisti i njohur Alfred Cako ka një parashikim të zymtë për atë që sipas tij pritet të ndodhë në Europë vitin e ardhshëm.
Në “Abcnews” Cako tha se bërja me detyrim e vaks inës për koronavirusin do të shkaktojë përplasje mes të vaks inuarve dhe të pa-vaks inuarve, por edhe me autoritetet shtetërore.
Kjo, sipas konspiracionisit që njihet për deklaratat e tij kontraverse, do të shkaktojë anarki në Europë në pranverën e ardhshme.
“Në pranverën që vjen do të ketë anarshi në Europë, njerëzit do të rrëmbejnë armët se vaks inat do të bëhet me detyrim. Njerëzit janë në gjumë. Ky është plani i Iluminatit. Pse e kanë liruar tani? Ndiqet mekanizmi “liro-shtrëngo” që të duket çdo gjë normale. Virusin e kanë futur me teste P C R dhe njerëzit thoshin si ka mundësi që jam pozitiv? Ma nxorri testi P C R thoshin injorantët, po ju thashë more mos bëni P C R. Mua s’më ka zënë virusi, po më zuri mua është fundi i botës. Këta s’thonë asgjë, janë maskarenj që kanë hallin e lekëve, kanë klinikat e tyre,” deklaroi konspiracionisti Cako.