Murrizi: PS-PD bashkëpunojnë në fshehtësi! Mediat të mos habiten, janë bashkë në të gjitha tenderat

Deputeti Myslim Murrizi shprehet se Partia Socialiste dhe opozita bashkëpunojnë në fshehtësi.

Këtë deklaratë ai e mbështet tek projekti më i fundit prej prej 2 miliard eurosh të qeverisë Rama për portin e Durrësit ku në media u denoncua se janë përfshirë dhe familjarë të Bashës.

“Qenkan “ habitur” shume disa media qe ne projektin prej 2 miliard euro te qeverise Rama per portit te Durresit paska futur”pak” duart edhe familjare te Bashes

Kam nga shkurti i viti 2019 qe deklaroj me fakte dhe emra ne Kuvend e ne çdo media qe keta jane bashkeKeta vjedhin bashke, punojne bashke, tallen me Shqiptaret bashke i mashtrojne Qytetaret bashke, i dhunojne bashke, i urrejne i perbuzin i perçmojne bashke, i vjedhin taksat e tyre bashke

I vetmi ndryshim eshte ne 30 ditet e fushates çdo 4 vjet qe bejne sikur keta nuk jane bashke dhe Qytetaret harrojne çfare ndodhi 4 vjet e mashtrohen nga loja e tyre per 30 dite

Aaa se desh harrova!

Ndryshojne edhe pak te çmimi qe ofrojne per voten

Ai qe eshte ne qeveri ka pak doren me te larte se ai qe eshte ne opozite

Por edhe kjo eshte pjese e marreveshjes

Po te hetohen tenderat e 20 viteve te fundit te 6 qeverive Nano 1, Nano 2, Berisha 1 , Berisha 2, Rama 1, Rama 2 do te shohin qarte Shqiptaret qe keta jo vetem qe jane bashke por nuk jane ndare kurre nga viti 1945 veçse kane ndryshuar emrat

Keta jane pjese e se njenjtes TUFE, por e ndare ne dy grupe grabitqaresh

Dhe do tallen me Shqiptaret dhe do ti vjedhin Shqiptaret sa kohe qe ky POPULL do tu shkoj nga pas per nje thes miell, per nje vend pune apo per pese leke te qelbura qe ju blejne voten nje here ne 4 vjet

Me 3 min vd duket qarte i gjithe “ teatri” i peshtire i “ luftes” se tyre qe kur vjen puna per miliona e miliarda euro, ulerijne qe na jep llokmen qe na takon se keshtu kemi bere prej 30 vitesh ne kete mender demokraci por qe ne fakt eshte hajduto-kraci dhe palaço-kraci”, shkruan Murrizi./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT