Rama pret në zyrë zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi: Kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë

Pas takimit që pati me presidentin Ilir Meta, zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ishte i kënaqur nga takimi dhe pati një dakordësi në çdo pikë me Dritan Abazoviç

“Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, shkruan Rama.

Edhe pse Rama mbështeti publikisht Milo Gjukanoviç në zgjedhje, duket se kjo nuk ka shkaktuar hatërmbetje tek shqiptari Dritan Abazoviç./Gazeta SHQIP

Rama pret në zyrë zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT