Basha uron Këshillin e ri: Shqiptarët kanë sytë nga ne. Sfida të mëdha na presin

Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për delegatët që në Kuvendin Kombëtar, sipas tij, përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë dhe i uroi suksese këtij organi.

Kreu i PD vlerëson se Këshilli i ri është më gjithpërfshirës dhe do të ketë një rol të posaçëm në betejën, siç e quan Basha, për ndryshim.

“I hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, deklaroi kreu i PD.

“Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie. Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu”, thotë Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT