By Pass i Vlorës/ Një rrugë e dy punë! Shkurtohet koha e udhëtimit dhe pamje panoramike

Udhëtarët e parë kanë nisur të memorizojnë kalimin e tyre në by pass-in e Vlorës, edhe pse ky i fundit është hapur provizorisht.

Janë me qindra që kanë zgjedhur këtë rrugë, duke shmangur kështu trafikun në qytetin e Vlorës dhe në zonën e Radhimës.

E një rrugë e dy punë! Edhe koha e udhëtimit shkurtohet ndjeshëm edhe një pamje panoramike ofrohet nga lart të qytetit të Vlorës, gjirit të tij dhe Gadishullit të Karaburunit.

By Pass-i i Vlorës u hap provizorisht ditën e premte dhe sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku ai përshkruan për 20 minuta rrugën nga hyrja e Vlorës në veri deri në fushën e Orikumit në jug.

By Pass i Vlorës / Një rrugë e dy punë! Shkurtohet koha e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT