Erdhi si biznesmen i mbështetur nga Berisha dhe më pas u bë këshilltar i Bashës, kush është italiani që u zgjodh në Këshillin Kombëtar të PD-së

Partia Demokratike zgjodhi ditën e djeshme 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, ku mes tyre ësht edhe një italian.
Bëhet fjalë për Roberto Caparrotta, i cili jeton prej vitesh në Shqipëri. Ai erdhi si biznesmen dhe u mbështet nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa më pas u bë këshilltar për sipërmarrjen i kryedemokratit Lulzim Basha.
Në një psotim në rrjetet sociale ai falenderon të gjithë ata që e votuan, duke u shprehur se do të vijojë me një angazhim serioz dhe dinjitoz.