U tha u bë! Komiteti nuk ia bën fjalën “dysh” Ramës, zgjatet orari i muzikës deri në 23:00

Mira Rakacolli ka bërë me dije, gjatë deklaratës së sotme për mediat të Komitetit të Ekspertëve, se orari i muzikës në bare dhe lokale do të zgjatet deri në orën 23:00 të mbrëmjes. Duket se Komiteti i ekspertëve i cili lobohej se ishte i pavaruar është kthyer në “dorë” të kryeministrit Rama.

Pasi vendimi i marrë nga komiteti lë të kuptojë se vendimin e mori kryeministri Rama thjesht komiteti firmosi. Kujtojmë se ky vendimi i komitetit dhe kryeministrit Rama erdhi pas protestave të bëra nga bizneset në Lungomaren e Vlorës.

“Në Shqipëri kemi një situatë të qëndrueshme edhe në kushtet që nga 1 korriku masat janë lehtësuar. Është e rëndësishme edhe karakteristika që tha profesori për personat që janë të sëmurë. Fashat e vaksinimit duhet të ishin vaksinuar. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID. Komiteti i Ekspertëve., duke u bazuar në të dhënat e deritanishme dhe vaksinimit, propozon zgjatjen e orarit nga 22:00 deri në 23:00. Masat e tjera mbeten në fuqi si përpara”, tha Rakacolli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT