Braçe kritikon ata që rrinë me orë të tëra në lokale: Se çfarë argëtimi është të rrish 4 orë në një karrige…

Pas përplasjes së pronarëve të lokaleve në zonën e Lungomares në Vlorë, me efektivët e policisë, ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Përmes një postimi në Twitter, braçe kritikon qytetarët që rrinë me orë të tëra në lokale. Ai thotë se nuk e kupton se çfarë argëtimi është të rrish 3-4 orë i ulur në karrige në bar, pasi këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që arkëtojnë paratë.

“Se çfarë argetimi është të rrish 3, 3 orë e gjysëm, 4, në një karrige në nje vend që quhet bar, vetëm ata që arketojne paratë e dinë”, shkruan Braçe.

Prej disa ditësh, pronarët e lokaleve në zonat bregdetare, kërkojnë zgjatjen e orarit të muzikës. Pas përplasjeve, me urdhër të Ramës, komiteti i Ekspertëve vendosi që orari i ndalimit të muzikës të spostohet nga ora 22:00 në 23:00, ndërsa për mbylljen e lokalit mbetet në fuqi ora 00:00./Gazeta SHQIP

Erion Braçe kritikon ata që rrinë me orë të tëra

Back to top button
LAJMET E FUNDIT