LAJMI FUNDIT/ Ndryshon situata, rriten ndjeshëm rastet me koronavirus në Shqipëri

Numri i infeksioneve në Shqipëri, njohu rritje të ndjeshme gjatë 24 orëve të fundit, ku u regjistruan 43 të infektuar, shifër që nuk raportohej prej kohësh. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë humbje jete.
“Janë kryer 3,526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 43 qytetarë, në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
6 persona në spital
Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
5 të shëruar
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3526
Testime totale 862,958
Raste pozitive 132,740
Raste të shëruara 130,086
Raste Aktive 198
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 89
Elbasan 21
Vlorë 17
Durrës 16
Fier 15
Shkodër 13
Lezhë 13
Kukës 9
Korçë 4
Gjirokastër 1
Gazeta SHQIP