FOTO: Këto janë “bishat” e blinduara të Ushtrisë Shqiptare, amerikanët i përdorin në Irak dhe Afganistan

Mjetet që shikoni në foton e mësipërme, janë blindat që përdor prej dy vitesh Ushtria Shqiptare, dhuratë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan newsbomb.al. Ato quhen MRAP (Mine Resistant Ambush Protected).
Të blinduara dhe shumëpërdorimshme, ato kanë një ekuipazh prej 3-7 trupash, shpejtësi maksimale prej 105 km/orë dhe janë testuar suksesshëm nga ushtria amerikane në Irak dhe Afganistan.
Këto mjete të sofistikuara për Ushtrinë Shqiptare, iu dhuruan Shqipërisë nga SHBA dy vite më parë. Mjetet e blinduara të markës International MaxxPro MRAP, përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.
Amerika dhuroi 37 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të cilat janë rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara.
//NEWSBOMB.AL





