Soreca: Kur shqiptarët bëhen bashkë, çdo gjë është e mundur! Nuk do ndalojmë së punuar pasi duam të shohim Shqipërinë pranë BE-së

5 vjetori i Reformës në Drejtësi ka mbledhur në një tryezë të përbashkët ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, krerët e institucioneve të drejtësisë dhe diplomatë të akredituar në Tiranë. I pranishëm në këtë tryezë është edhe Ambasadori Luigi Soreca, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se nëse shqiptarët bëhen bashkë, çdo gjë është e mundur.

Soreca tha se vijimi i kësaj reforme është tepër i rëndësishëm dhe prioriteti kryesor që të ecë para është që të punohet fort që kjo reformë të zbatohet ashtu si duhet.

Ambasadori në fund të fjalës së tij shtoi se Reforma në Drejtësi është e rendësishme edhe për Bashkimin Evropian, pasi ata kanë qenë mbështetësit kryesorë të kësaj reforme sepse duan të shohin Shqipërinë sa më parë pranë BE-së.

“Është një moment i rëndësishëm që ka nisur një hap të ri. Ky moment meriton që të kujtohet. Implementimi nuk ka qenë i lehtë dhe jo i thjeshtë. Është esenciale për Shqipërinë që të mos mbetet në të shkuarën. Kur shqiptarët bëhen bashkë, çdo gjë është e mundur. Implementimi kërkon edhe pragmatizëm dhe gjithpërfshirje.

Kompetenca është ajo që duhet për t’u përputhur me standardet e BE-së. Të kërkohen këshillat e duhura që të ketë sukses reforma. Është e rëndësishme që të kërkohet lidership nga i gjithë spektri politik. Vijimi i reformës është i rëndësëishëm dhe prioriteti kryesor që të ecet para në mënyrë evikase. Pavarësia është e rëndësishme. Objektivi prë vitet e ardhshme është që të punohet fort për t’u zbatuar refoma ashtu siç duket. Bazat dhe kornizat ligjore të jenë në vend, të luftohet korrupsionit. Është i nevojshëm bashkëpunimi dhe koordinimi.

Patjetër që është e rëndësishme edhe për BE, sepse e kemi mbështetur reformën në të gjitha format dhe nivelet. Kemi menduar dhe përfshirjen financiare. Nuk do ndalojmë se punuari sepse duan ta shohim Shqipërinë pranë BE, ka qenë angazhimi i parë i imi”, tha Soreca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT