Shoqërohet nga policia e Elbasanit djali i Azem Hajdarit, në makinë i gjendet drogë

Është shoqëruar djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se Azem Hajdari (junior), është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me aksionin në fjalë. I riu bie në sy për jetën luksoze pasi lëviz me makina të fundit si “Mercedez Benz S-Class” dhe “Merecedez Benz G-Glass”, makina të shtrenjta në treg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT