Video/ Zhurma e ndërtimeve të Carapulit tek Liqeni, Braçe: Shikoni çfarë…

Numri dy i qeverisë, Erjon Braçe ka publikuar në rrjetet sociale një video duke na shfaqur punimet e një pallati pranë shtëpisë në të cilën ai banon dhe jeton në zonën pranë Liqenit Artificial.
Në këtë statusin në Facebook ai shpreh shqetësimin e tij për pallatin që po ndërtohet nga firma Carapuli, që edhe pse e shtunë, fundjavë që në orët e para të mëngjesit ka nisur punimet. Ai shkruan gjithashtu se punëtorët ia kanë kthyer atij me ironi ankesës ndaj tyre se pse punojnë që në orët e para të mëngjesit, duke i thënë se muzika lejohet deri në ora 23:00.
“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjës! Ashtu është, fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: MUZIKA ËSHTE E LEJUAR DERI Në OREN 23.00!”, shkruan Braçe.