“Luaneshë”! Rama-Basha bëhen “bashkë” urojnë Distria Krasniqin për fitoren e medaljes së artë

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i partisë demokratike kanë uruar xhudisten kosovare, Distria Krasniqi, për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka postuar foto nga sportistja kampione. Ndër të tjera në reagimin e tij Rama shkruan se Distria është një luaneshë.
“LUANESHË
Bravo Bravo Bravo
#distriakrasniqi
#KampioneOlimpike
#RESPEKT ”, shkruan Rama
Ndërsa kryedemokrati Basha ka postuar në profilin e tij në Facebook, foton e sportistes kosovare që rrëmbeu medaljen shkruan: Krenari./Gazeta Shqip