“Dua të dal në 4 të mëngjesit sepse kam qejf”, mjeku sqaron përse duhet hequr ora policore: Të pish birrë është kënaqësi, por të lëvizësh…

Epidemiologu Ilir Alimehmeti e quan të paarsyeshëm kufizimin e orarit të lëvizjes midis orës 12 të natës deri në 6 të mëngjesit, pasi është shkelje e të drejtave të njeriut.
“Nuk mund t’i them dikujt pse dua të dal në 4 të mëngjesit. Dua të dal se është e drejta e ime, e zemë. Ndërkohë që, të pish kafen, të pish birrën, etj., është një kënaqësi, nuk hyn te të drejtat themelore.
Por, lëvizja e lirë midis 12 të natës dhe 6 të mëngjesit, kur aktivitetet janë mbyllur. Sa njerëz lëvizin në të gjithë Shqipërinë në këtë orar? Nëse janë më mijëra të mbledhur gjithë paraditen, gjithë pasditen e gjithë darkën, nuk bën sens”, u shpreh Alimmehmeti në Top Channel.
Ndërsa përsa u përket aktiviteteve, ato janë një temë tjetër që duan studim më vetë, sqaron mjeku, ku thekson se duhet studiuar më parë nëse ka vatra infektimi apo jo në këto ambiente.
“Tjetër diskutim është çështja e aktiviteteve. Duhet studim, a ka vatra në këto ambiente? Lëvizja e lirë, është dhe një e drejtë themelore për të gjithë.Janë tjetër gjë aktivitetet argëtuese, për të cilat ka një diskutim shumë të gjerë. Edhe po të ketë grumbullim gjatë natës, bie në sy menjëherë”, shtoi më tej ai.