FOTOT nga aksidenti tragjik i autobusit me targa të Kosovës ku humbën jetën 10 shqiptarët

Dhjetë të vdekur dhe 30 të plagusor është bilanci i një aksidenti në autostradën afër Slavonski Brod. Një autobus me targa të Kosovës, i linjës Frankfurt-Prishtinë me rreth 60 pasagjerë brenda, ka dalë jashtë autostradës.
Media kroate, Jutarnji.hr, ka shkruar se informacioni i parë ishte për rreth tre të vdekur, por më pas fatkeqësisht numri është rritur.
Policia vendase ka njoftuar se dhjetëra persona u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore. Gjithashtu policia kroate ka njoftuar se për shkak të aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar.
Shefi i policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Fanjo Galic, dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se çdo informacion i mëtejshëm do të jetë në dispozicion, pasi të kenë përfunduar hetimet.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ishin edhe pjesëtarët e ekipit të zjarrfikësve dhe ambulanca, e cila ka shkuar aty disa herë aty pasi ishin 30 persona të plagosur që duhej transportuar në spital.
Galic është shprehur se nuk e di ende se si është gjendja shëndetësore e 30 pasagjerëve të plagosur.