Poston videon e disa punëtorëve duke ngritur vinç në trotuar, Braçe: I bindur që janë të pasiguruar (VIDEO)

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe vijon me denoncimet për punët e pasigurta që bëhen në vendin tonë. Pak minuta më parë, ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një video ku shfaqen disa punëtorë duke ngritur një vinç në trotuar.

Braçe shkruan bashkëngjitur me pamjet se vinçi po vendoset në trotuar, mbi rrugë dhe 7 metra larg dritareve të shtëpive.

Gjithashtu zv.kryeministri shprehet se punëtorët nuk kanë asnjë kusht sigurie për banorët, këmbësorët e kalimtarët aty. Madje sipas tij, ata punëtorë as nuk janë të siguruar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

“NUK KA FUND;

PO NGRENE VINC NE TROTUAR,

MBI RRUGE E 7 METER LARG DRITAREVE TONA!

PA ASNJE KUSHT SIGURIE PER BANORE, KEMBESORE E KALIMTARE QE JANE ME MIJERA NE DITE NE TROTUAR E RRUGE,

MAKINA PO E PO!

Nderkohe,

Shihni kushtet e sigurise ne pune!

Nuk e di sa peshon vinci qe po ngrene e ka keta punetore poshte!

I bindur qe jane edhe te pasiguruar!

Dhe sdua ta lene menjane;

Sipas tabeles se lejes se vendosur, afati i punimeve te ketyre ka mbaruar ne Mars!”, shkruan Braçe bashkëngjitur me videon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT