“Pamë vdekjen me sy”/ Trondisin të mbijetuarit me dëshmitë: Autobusi shkoi zvarrë 100 metra

Një aksident i rëndë u bë kryefjalë e ditës së sotme, ku autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë humbi kontrollin. Si pasojë janë ndarë nga jeta në mënyrë tragjike 10 persona, ndërkohë që shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Disa prej të mbijetuarëve kanë dhënë deklaratat e tyre për mediat kosovare lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Brenda pak sekondash pamë autobusin të rrëzuar, pamë tmerr me sy. Shoferët janë ndërruar herë pas herë,” tha një prej pasagjerëve.

“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë mirë”, ka thënë një tjetër.

E hëna do të shpallet ditë zie në Kosovë në nderim të qytetarëve që humbën jetën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT