Lumturia që u kthye në tragjedi! Anjeza Bellanica 18-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti tragjik

18-vjeçarja Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe është 1 nga 10 viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci.Deri më tani janë identifikuar 9 prej viktimave, ndërsa 1 prej tyre është ende i paidentifikuar. Anjeza Bellanica po kthehej tek familjarët e saj për pushime dhe ishte mjaft e lumutr por lumturia u kthye në tragjedi.
Familjarët e saj nuk dinin gjë për fatin e saj. Madje ata gjatë ditës së djeshme kanë shkuar në Kroaci për të kërkuar informacione për të. Djali i xhaxhait Burim Bellanica, kishte deklaruar se ajo nuk gjendej askund. Por lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi kryetari i komunës.
Smail Latifi shkruante se Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, është 1 nga viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne”, ka shkruar ai në Facebook
Kujtojmë se 10 persona mbetën të vdekur nga një aksident trafiku që ndodhi dje në autostradën afër Slavonski Brod në Kroaci. Nga 69 persona sa ishin gjithsej në autobusin që u aksidentua, dhjetëra prej tyre pësuan lëndime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spital./Gazeta Shqip