E shkatërruar nga tërmeti/ Kjo është shkolla shqiptare që fitoi çmim ndërkombëtar në arkitekturë (FOTO)

Shkolla “Bedrie Bebeziqi” në Durrës, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz ndërkombëtar të arkitekturës.
REPORT AD
Ishte kryeministri Edi Rama që ka bërë lajmin e ditur përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar disa foto nga shkolla e rindërtuar.
Ai shkruan se nga një gërmadhë e tërmetit është shpallur fituese e çmimit.
“SHKOLLA “Bedrie Bebeziqi” dje gërrmadhë e tërmetit në Durrës, sot FITUESE E ÇMIMIT PRESTIGJOZ NDËRKOMBËTAR TË ARKITEKTURËS
?”BigSEE Architecture Award 2021,” shkruan kreu i qeverisë.