“Përse Blendi Klosi i duhet Ramës”, analisti jep arsyen: Majko, ishte ministër i diasporës iraniane, jo i asaj shqiptare

Figurat të reja apo të vjetra duhet të jenë në qeverinë Rama 3? Kjo ka qenë tema e diskutimit në emisionin “Breaking” në Top Neës në ditën e sotme.

Për analistin e njohur Genc Burimi, Blendi Klosi mund të cilësohet si i vetmi përfaqësues i kastës së vjetër në qeverinë Rama, duke mos harruar këtu Pandeli Majkon dhe mbase dhe Erjon Braçen.

Burimi shtoi se një nga arsyet se përse Rama e mban Blendi Klosin në qeveri është se ai është përfaqësues i asaj që cilësohet si kasta e vjetër e PS-së.

“Është i vetmi në këtë qeveritare që përfaqëson kastën e vjetër, që është një nga elefantët e vjetër të PS-së, të gjithë u zhdukën. Edhe pse është i ri në moshë, duhet ta pranojmë. Mendoj se Klosi i duhet Ramës për ti thënë PS se je akoma në qeveri”, tha Burimi.

Ndërsa e ka cilësuar si të dobët, madje deri në dështim të plotë ministrinë e Shtetit për Dipasorën, e drejtuar nga Pandeli Majko.

“Më tepër si ministër shteti për Diasporën shqiptare, ai ishte ministër shteti për diasporën iraniane, pasi aty ka qenë më tepër i pranishëm. Nuk arriti të bëjë dot asgjë për diasporën shqiptare, ishte një ministri si ajo që u krijua për Arben Ahmetajn. Majko e mbyll karrierën shumë shpejt dhe për këtë më vjen keq”, ishte batuta Burimit për personin që dikur ka qenë edhe si kryeministër i Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT