Video virale/ Si politikanët shqiptarë “grabisin” medaljet e Norës dhe Distrias e TOKYO 2020 dhe fjalët Ilir Sulit

Jehonës së fitimit të medaljeve të kampioneve të ekipit të Kosovës në Tokio 2020 iu bashkuan edhe politikanët e Shqipërisë, të cilët menjëherë me urimin për fitoren e medaljeve të arta si Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u përpoqën ta “grabisin’ këtë sukses me postimet e tyre.

Gazetari Altin Tufa ka ironizuar postimet e politikanëve shqiptarë që nga presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, lideri i PD-së apo dhe politikanë të tjerë duke e lidhur me një realitet të trishtë, me atë Ilir Sulit, nënkampionit  të botës në shtangë, Ilir Suli, sportisit që ka fituar shumë dekorata e lëvdata në momentin kur ndodhej në kulmin e tij, ndërsa tanimë është lënë në harrës, pa kurrfarë mbështetje.

“Mbasi lashë sportin jam tani papunë, nuk i duan njerëzit që punojnë këta”, shprehej Suli.

“Kampionë të instagramit”, shkruan Tufa në këtë video që është bërë tashmë virale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT