VIDEO/ Përgjaket “Bypassi i Fierit”! Kjo është 19 vjeçarja me Benz-in që humbi kontrollin, vdiq në spital

E re vetëm 19-vjeçe, kjo është vajza që humbi jetën mbrëmë në aksident. Xhesika Mjekra 19-vjeçe me banim në Tiranë ishte duke drejtuar mjetin tip Benz kur humbi kontrollin ne bypass-in e Fierit. E reja nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Bashkë me të ndodhej edhe Sabri Xherimeja 21 vjeç, pasagjer në automjetin e aksidentuar, ka marrë plagë si pasojë e daljes nga rruga, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Përgjaket “Bypassi i Fierit”! Kjo është 19
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./Gazeta Shqip
Kanë dalë pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë natës së kaluar në By pass-in e Fierit, ku humbi jetën një 19-vjeçare, teksa drejtonte një mjet tip ‘Benz’.
Në videon e publikuar nga gazeta Shqip duken pamjet e rënda të aksidentit, ku në rrugë shihen copëza të makinës dhe një pellg gjaku.