Raporti i ODIHR mbi zgjedhjet e 25 prillit/ Ambasada e SHBA: Kemi mbajtur shënim, presim…

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar ndaj raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në një deklaratë për median ambasada kërkon që të gjitha institucionet të nisin punën për përmirësimin e Kodit Zgjedhor.
“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Raporti i final i vëzhguesve ndërkombëtarë u lexua ndryshe si nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.