“Dëgjoj patriotët e Shqipërisë…”! Edi Rama: Kemi fuqinë të ndërtojmë projekte të përbashkëta

“Ballkani i Hapur” është titulli kryesor i panelit në Forumin Ekonomik Rajonal që po mbahet sot në Shkup. Pjesë e këtij paneli janë kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçiç së bashku me 250 kompani nga rajoni.
Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se Shqipëria jeton me turizëm. Sot, volumi i turizmit nga rajoni rritet në mënyrë domethënëse. Mund të rritet dhe më shumë. Vendet e tjera kanë turizmin e dimrit. Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e së shkuarës zgjidhen më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja”, duke komentuar dhe kritikat e atyre që ai i quajti “patriotët nga Shqipëria”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekurudha, hekurudha. Cila hekurudhë? Cila hekurudhë? Cilët janë këta investitorë që do hedhin para nëse treni shkon vetëm në Shqipëri, vetëm nga Tirana në Prishtinë. Ku janë këta budallenj që do hedhin para?
Nëse ne së bashku kemi fuqinë dhe vullnetin të ndërtojmë një projekt të përbashkët, dhe me të të shkojmë të trokasim në dyert e BE, dhe ju themi: urdhëro këtu rrjetin hekurudhor të gjithë Ballkanit. Çdo vend ka pjesën e vetë, ama volumi i madh i lëvizjes justifikon investimin.
Shqipëria jeton me turizëm. Sot, volumi i turizmit nga rajoni rritet në mënyrë domethënëse. Mund të rritet dhe më shumë. Vendet e tjera kanë turizmin e dimrit. Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e së shkuarës zgjidhen më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja”, tha Rama.