Zaev: Qëllimi, të lemë të kaluarën prapa, nuk mund të presim BE derisa të zgjidhë problemet e brendshme

Kryeministri Zoran Zaev në fjalët e tij hyrëse në Forumin rajonal Ekonomik në Shkup tha se nisma rajonale mes Shkupit, Beogradit dhe Tiranës përmban në vete katër liritë e BE-së, transmeton Alsat. Zaev tha se me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

“Këtë që e ndërtojmë sot del nga vlerat evropiane për shkak se në vete në themelet e saj përmban të gjitha katër liritë e Bashkimit Evropia. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, tha mes tjerash Zaev.

Forumi, i cili synon shtimin e bashkëpunimit rajonal në sferën ekonomike përmes masave lehtësuese u ndoq gjithashtu nga 350 kompani të vendeve pjesëmarrëse.

“Ky është një mesazh i fuqishëm që Ballkani po krijon në nivel të lartë një kuptim se ndërlidhja ekonomike dhe krijimi i një hapësire ekonomike vitale ballkanike është një ambicie e përbashkët,” u shpreh Zaev.

Kryeministri maqedonas shtoi se përpjekjet gëzojnë mbështetjen e plotë të liderëve Vuçiç dhe Rama.

Sipas Zaev, vetëm me një rajon të ndërlidhur dhe të integruar mund të lëvizet më tej drejt integrimit europian.

“Ne nuk mund të presim që të gjitha problemet e brendshme të Bashkimit Evropian të zgjidhen, që ne, qytetarët tani dhe ekonomia jonë të shkojë përpara, kështu sot në Forumin Ekonomik në Shkup kryeministri Zoran Zaev arsyetoi nismën rajonale për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimore. Mos-suksesi i BE-së për të përmbushur premtimet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e klasterëve të parë me Malin e Zi dhe Serbinë, si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën , është kundër idesë së BE-së”, tha mes tjerash Zaev.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT