Rama i relaksuar, xhiro nëpër shkup duke ngrënë misra (FOTO)

Një gjetje ndryshe për të pritur miqtë e ballkanit në forumin ekonomik.
Mysafirët e Ballkanit, para se të fillonin aktivitetin e sotëm, ditën e djeshme kanë bërë një xhiro nëpër shkup. Aty u pritën me misra të pjekur nga ato që shesin ambulantët në rrugë.
Në Shqipëri, foto e Edi Ramës me një misër në dorë përbën lajm. Sepse Ramën nuk e kemi parë kurrë të hajë misër shqiptar. Ndërkohë që fotot që po bëjnë xhirot e mediave maqedonase, e nxjerrin kryetarin e qeverisë së Shqipërisë me misër në dorë, të saposervirur nga shitësi ambulant në Shkup, që për hir të së vërtetës, në Shqipëri, do ta kishin zhdukur menjëherë nga rruga nëse do të kalonin tre personalitete të rëndësishme ballkanikë.
Në Shkup nuk ka ndodhur kështu. Misrin e pjekur e ka marrë edhe Vuçiç dhe Zaev dhe të ftuarit e tjerë, dhe gjithë kjo mikrpritje ndodhi përpara se tre liderët të uleshin në kafe. //NEWSBOMB.AL
Galeri me foto nga takimi i Ramës, Zaev dhe Vucic ne Shkup












