“Më ka vendosur gjobë 30 mijë euro”! Biznesmeni Zhuri: Prokurori Dritan Gina më kërcënon, Ruli, Panariti dhe Meta më prishën projektin

Bujar Zhuri, biznesmeni më i fuqishëm shqiptar në Norvegji, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në TopNews. Biznesmeni Zhuri foli për kërcënimet që po i bën prokurori Dritan Gina me një çështje, për të cilën unë kam marrë dëmshpërblim. Zhuri shtoi dhe më tej se, më kërcënon prokurori Dritan Gina, më thane që do bëjnë një hetim ndërkohë që unë nuk jam i dënuar. Projektin tim e kanë prishur Genc Ruli, Edmond Panariti deri tek Ilir Meta, një projekt i madh norvegjez.
“Më kërcënon prokurori Dritan Gina, më thane që do bëjnë një hetim ndërkohë që unë nuk jam i dënuar. Ishte e qartë që behej fjala për gjobë. Më thanë që kisha një indicia në vitin 2014 dhe unë I thashë ju nisni hetimin në 2021. Avokatët të cilët kanë punuar me zotin Gina dhe më afruan zgjidhje me leke e cila shkonte deri në 30 mijë euro. Unë lajmërova ambasadën norvegjeze dhe më thanë që je në rregull, për çështjen që flisnin zot Gina dhe miqtë e tij unë kam fituar dëmshpërblim. Këta elementë kriminelë janë akoma në drejtësi , përgëzoj punën e SPAK dhe ambasadën amerikane që i qëndron në krye. Unë kam pasur një përplasje me një politikan shumë të madh në Shqipëri. Unë kam qenë në Shqipëri në muajin prill dhe nuk më kanë thirrur për informacion. Prokuroria nuk ka asgjë ndaj trillimeve ndaj meje, unë kam bërë kallëzim në SPAK. Avokatët nuk më japin dosjen dhe unë i kam thënë që kjo është një gjobë. Projektin tim e kanë prishur Genc Ruli, Edmond Panariti deri tek Ilir Meta, një projekt i madh norvegjez. Kjo është ajo dhe zoti Gina duhet të shprehet me këtë dhe pse më mban ai mua në teams, tha biznesmeni Bujar Zhuri.
Kush është Dritan Gina
Dritan Gina është emëruar prokuror në Lushnje në vitin 2003, pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës. Më pas Gina ka ushtruar funksionin prokuror në Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe aktualisht prokuror në Tiranë.
Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi është shkarkuar me vendim të formës si prokurore në maj të vitit 2019, pasi nuk justifikonte pasurinë./Gazeta Shqip