Mediat e huaja jehonë Ambasadores: SHBA është kundër uljes së Sali Berishës në karrigen e Kuvendit në shtator

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, pas takimit të sotëm me kreun demokrat Lulzim Basha, duke folur për mediat la të kuptohet qartë se ajo i ka kërkuar atij që ish-lideri i partisë, Sali Berisha të mos jetë në parlamentin e ri në shtator.

Mediat e huaja kanë raportuar zhvillimet e fundit politike në vend, dhe konkretisht takimin e fundit mes diplomates dhe Lulzim Bashës.

“Toronto Star” duke cituar “The Associates Press” thotë se SHBA i kanë bërë presion Partisë Demokratike që të përjashtojë nga ulëset e Parlamentit të ri në shtator, ish-liderin e saj Sali Berisha, të cilit Uashingtoni i ka ndaluar hyrjen në SHBA, me arsye si i përfshirë në korrupsion madhor.

Screenshot 22 6

Basha ende nuk ka reaguar lidhur me takimin me Yuri Kim apo deklaratën e saj për mediat, por Berisha ka reaguar dy herë sot, me anë të një njoftimi për shtyp dhe në mbrëmje në një intervistë për gazetaren Beti Njuma.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT