“Ti je atdheu”/ Ithtarët i japin ‘zemër’ Berishës: O bish, tregoji vendin Amerikës siç ia tregove Enverit!

Pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha është bërë nostalgjik dhe shpërndan fotografi të vjetra me liderët amerikanë të cilët vizitonin Shqipërinë e dalë nga regjimi diktatorial.
Krahas komenteve të shumta të kritikëve, ka edhe nga ata që i japin “zemër” për të vijuar përpara.
Sipas tyre, Berisha ka sjellë demokracinë, televizorin me ngjyra dhe ka penguar shitjen e Kosovës.
Mesa duket, propaganda ka bërë punën e vet ndikuese tek një kategori simpatizantësh. (TemA)





