Buzhala pushon tek Gjiri i Lalzit, dëgjon muzikë serbe nga një lokal: Këtë CD-në ja ka dhënë Vuçiç-Ramës, po ofendohen mijëra turistë të Kosovës

Gazetari Berat Buzhala duket se po kalon disa ditë pushime në Gjirin e Lalëzit.

Në mbrëmje ai ka dëgjuar një muzikë serbe në sfond e cila e ka fyer.

Buzhala hedh dyshime se kjo mund të jetë një politikë e ndjekur nga kryeministri Rama.

“Gjiri i Lalezit ?

Pse bre kane nevoje me u nenshtru para 100 turistave prej Serbise, edhe me i ofendu qindra mijera turiste te Kosoves?

Vec po du me e dite pse?

Pse Ceca e jo Shkurte Fejza?

Ka mundesi more qe s’jemi vllazen?

Po get Vucici ia kish dhane Rames CD’ne ne Shkup.

I kish thane nese m’ki dost shko leshoje dikund ne deti…”, shkruan Buzhala.

Video e tij veç të tjerash shërben edhe si një anti-reklamë për bregdetin shqiptar duke ditur që së paku 80% e bizneseve në bregdetin e Durrësit mbajnë emra të qyteteve përtej Drinit. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT