Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve! Ministria e Mbrojtjes me “kova”nis të shuajë zjarrin. Peleshi fshi postimin (Video)

Vendi ynë prej më shumë se disa ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Ku situata më kritike duket në Karaburun, Orikum dhe Kurbin. Këto ditë janë vënë re kapacitet e “dobëta”, që ka ministria e mbrojtjes e drejtuar nga Niko Peleshi në lidhje me këto situata.

Siç shikohet edhe në videon e mëposhtme, në një helikopter, kanë vendosur që të lidhin një kovë të madhe të mbushur me ujë.

Me kovën lidhur, helikopteri fluturon mbi qindra hektarë tokë që digjen dhe derdh ujin mbi to. Këto pamje u publikuan nga vetë ministri Peleshi.

Por pasi pa komentet që e kritikonin për këtë shfaqje të shëmtuar, ministri detyrohet ta fshijë videon. Gazeta Shqip i ka mbajtur të informuar qytetarët e saj me foto dhe video në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipëri. Ajo që vihet re është mungesa e kapaciteteve dhe keqmenaxhimi nga ministria mbrojtjes./Gazeta Shqip

Video e helikopterit që derdh ujin me një kovë të madhe dhe që u fshi nga ministri:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT