Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi/ Mogherini: Kosova drejt Evropës pa viza…
Pas votimit në Kuvendin e Kosovës së marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Federica Mogherini.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mogherini ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve, ndërsa shprehet se me këtë hap, Kosova është drejt Evropës pa viza për qytetarët e saj.
“Lajme të mira nga Prishtina: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Kosova drejt Evropës pa viza për qytetarët e saj”- ka shkruar Mogherini./ZgjohuShqiptar.info