Vlerësim pozitiv nga kryeministri belg: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE
Në postimin e radhës në Facebook, Rama na konfirmon për mbështetjen e marrë nga kryeministri belg, lidhur me perspektivën evropiane të vendit tonë. Gjatë takimit mes palëve, kryeministri Rama ka marrë vlerësime pozitive lidhur me ecurinë e reformave, këto në funksion të çeljes së negociatave, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Me kryeministrin belg, Charles Michel, i cili mbështet qartësisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave tona në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE”./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!