Duke pirë uzo me banorët e Vunoit/ Ambasadorja Yuri Kim nis pushimet në Jug (FOTO)

Edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka nisur pushimet në Jug të vendit.
Për momentin Kim ndodhet në Vuno, ku po takohet edhe me banorë të zonës, duke konsumuar ushqim dhe pije me ta.
Përmes disa fotove të nxjerra në Instagram, ambasadorja tregon se ka shkuar në sheshin e Vunoit për të pirë një kafe dhe ka përfunduar duke pirë uzo me banorët e zonës.
“Shkova në Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur.
Vlerësoj fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedimin për familjet tona. Premtoj të kthehem në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit”, shkruan Kim.