Nafta “pushton” bregdetin e Dhërmiut! Trageti lë pas shtëllungat e karburantit, pushuesit të shqetësuar (VIDEO)

Ujërat e plazhit të Dhërmiut mëngjesin e sotëm janë ndotur me vaj, duke vënë në alarm pushuesit e turistët e huaj.

Kjo për shkak të hedhjes në mënyrë të papërgjegjshme të vajit dhe mbetjeve të tjera të kaburanteve të anijeve dhe trageteve.

Në videon e ardhur në redaksinë e Newsbomb.al shihet qartë se si kanë mbetur njollat e vajit të tragetit i cili kishte vetëm dy orë që ishte larguar nga zona.

Turistët të shqetësuar kanë treguar se rreth orës 08:30 të mëngjesit një traget kaloi aty pranë dhe pas dy orësh mbetjet e vajit mbërritën në bregdet, duke u kthyer kështu një problem për pushesit të cilët kanë vendosur që këto ditë të nxehta ti kalojnë në plazh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT