Berisha në “LISTËN E ZEZË” të SHBA, Richard Grenell: Vendim i administratës së tanishme, s’e komentoj dot

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell është pëytur për shpalljen non-grata të ish-Presidentit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Gjithashtu Grenellit i është kërkuar edhe një reagim në lidhje me deklaratat e Berishës, për ndikimin e Geoge Soros apo kryeministrit Rama tek Departamenti i Shtetit.
Por, Grenell në një intervistë në News24, është treguar rezervuar dhe i tërhequr në komente.
“Shiko këto janë vendime të administratës së tanishme dhe nuk do i komentoj”, tha Grenell.