Rama përdor helikopterin e ushtrisë?! Gazmend Bardhi: Vendi digjet është e turpshme (Video)

Sekretari  i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, ka reaguar, pasi sipas tij Rama ka përdorur helikopterin e ushtrisë sot në Gjirokastër, në një kohë që vendi po digjet nga zjarret. Bardhi thekson se ky rast skandaloz duhet që të hetohet dhe të ndëshkohet.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Të përdorësh helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet dhe mjetet për shuarjen e flakëve janë krejtësisht të pamjaftueshme është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e pafalshme!

Shqiptarët e kanë të qartë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij. Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT